11,01,2026

Nesër bëhet dezinsektimi hapësinor në territorin e Ferizajt

Must Read

Komuna e Ferizajt përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër, (31 Gusht 2018),  do të bëhet dezinsektimi hapësinorë në territorin e Ferizajt.

NJOFTIM

Për qytetarët e Ferizajt, bletarët, mediat dhe Policinë e Kosovës – Stacioni Policor në Ferizaj

Lajmërohen qytetarët e Komunës së Ferizajt se me datë 31.08.2018 në ora 20:00 fillon implementimi i projektit DEZINSEKTIMI HAPËSINOR (Eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin e Ferizajt.

Faza e katërt do fillon me datë 31.08.2018 nga ora 20.00 ku do të fillohet nga Parku i Lirisë dhe vazhduar në rrugën e “Brahim Ademi” deri te Pishina Matoshi ku përfshihen (Zona e FSK-së, Zona tek Palestra Sportive, rruga “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, “Zenel Hajdini”, “Enver Topalli” dhe Tregu i Gjelbërt) deri në fshatin Nikadin, gjithashtu në rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Rexhep Bislimi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Kadri Zeka”, “Driton Islami”, “Reçakut” deri në magjistrale.

VËREJTJE

Në rast të motit me shi dhe erës së fortë orari shtyhet deri në ditën e ardhshme me mot të mirë dhe vazhdon sipas orarit të paraparë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img