Në Ferizaj është arrestuar i dyshuari B.B, 37 vjeç nën akuzat se kishte inskenuar një rast për grabitje me armë.
I dyshuari më datën 28.8.2018 rreth orës 05:30 minuta kishte njoftuar policinë se në kazinon ku i dyshuari ishte duke punuar,kishin hyrë dy persona të armatosur me armë dhe nën kërcënim kishin marrë nga ai kuletën ku në të kishte pasur rreth 490 euro dhe të njejtit janë larguar nga vendi i ngjarjes, njofton policia e Kosovës.
Hetimet e mëtejme kan rezultuar me deklarimin si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit të grabitjes nga vet ai, si dhe ka pranuar se të hollat e deklaruara si të grabitura, ja ka dhënë një personi të cilit i kishte patur një borgj