28,11,2024

Në 2019 fillon tatimimi edhe i tokave bujqësore

Must Read

Në tetor të këtij viti do të hyjë në fuqi ligi i ri për tatimin në pronë. Me këtë ligj, tokat bujqësore që nuk punohen, do të tatohen nga janari i vitit 2019.

Por, sa do të jetë çmimi i këtij tatimi, zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se këtë do ta përcaktojë Ministria e Bujqësisë nëpërmjet një udhëzimi administrative. Nga janari i vitit të ardhshëm, të gjitha tokat bujqësore të cilat nuk punohen, do të tatohen nga shteti. Kështu thonë zyrtarë të Ministrisë së Financave, ku sipas tyre, deri tani janë regjistruar afër 1.8 milion parcela, dhe kanë mbetur edhe shumë pak për t’u regjistruar.

Shkelzen Morina nga Ministria e Financave thotë se bashkë me ministrinë e Bujqësisë, por jo vetëm, do të bëjnë klasifikimin e tokave dhe çmimin e tatimit të tyre. Morina thekson se të ardhurat nga këto tatime do të shkojnë në komunat përkatëse, derisa shton se tatimit i tokave do të bëhet edhe në komunat veriore të vendit. Morina thotë se bashkë me ministritë e tjera po mundohen që të zgjidhin edhe problemet e pronësisë, në mënyrë që çdo tatim pagues ta ketë në emër të vet tokën për të cilën do të paguajë tatim. /RTK

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img