09,11,2025

Ministri Bytyqi fton nxënësit dhe studentët t’i bashkohen aksionit për pastrimin e Kosovës

Must Read

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim që me 15 shtator, të gjithë nxënësit dhe studentët të marrin pjesë në aksionin për pastrimin e të gjitha hapësirave për rreth objekteve edukative- arsimore.

Lajmi është bërë i ditur nga një kumtesë për media që ka lëshuar kjo ministri.

Në vazhdim e gjeni njoftimin e plotë:

N j o f t i m
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në mbështetje të nenit 4, 21 dhe 22 të Ligjit nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës ka marrë vendim, me të cilin obligohen të gjithë nxënësit dhe studentët që më 15 shtator 2018 (e shtunë) të ndihmojnë në pastrimin e të gjitha hapësirave për rreth objekteve edukative- arsimore. Ndërsa, në pikën dy të po këtij vendimi, obligohen të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit që të hartojnë një plan për mbjelljen e pishave në oborret e shkollave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img