29,04,2024

Hartimi i buxhetit të komunës për vitin 2019-2021 diskutohet edhe me komunitete, shoqërinë civile dhe personat me nevoja të veçanta

Must Read

Ferizaj.09.08.2018. Me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, siç është hartimi i projekt-buxhetit për vitin 2019-2021, Komuna e Ferizajt, këtë të enjte ka mbajtur një dëgjim publik me komunitetin e personave me nevoja të veçanta, organizatat e shoqërisë civile, komunitetet joshumicë dhe përfaqësuesit e komuniteteve tjera për të diskutuar lidhur me buxhetin.


Të pranishmit në këtë dëgjim publik, lidhur me hartimin e buxhetit i ka njoftuar nënkryetari i Komunës së Ferizajt Naim Ferati, i shoqëruar edhe nga drejtoresha e financave Sebahate Ajeti- Sadiku, drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Me këtë rast nënkryetari Ferati, ka thënë se buxheti për vitin 2019 duhet të jetë gjithëpërfshirës.
“Komuna e Ferizajt, edhe këtë vit ka organizuar një numër të madh të dëgjimeve publike, ku janë marr parasysh kërkesat e qytetarëve , ndërsa kryetari ka vendosur që një dëgjim i tillë të organizohet edhe në këtë mënyrë sikurse sot dhe të marrim ende edhe propozimet e komuniteteve, shoqërisë civile dhe personave me nevojë”, ka thënë Ferati përderisa ka shtuar se Buxheti total i Komunës së Ferizajt për vitin e ardhshëm është 31 milionë euro, ndërsa vetëm për investime kapitale është 10 milionë e 5 mijë euro.


E nga ana tjetër, drejtoresha e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka paraqitur të gjitha mundësitë buxhetore në kuadër të buxhetit komunal për vitin 2019, ndërsa drejtori i Infrastrukturës Arber Bytyqi elaboroi më gjerësisht projeksionet e investimeve infrastrukturore në zonat ku ka më shumë komunitete pakicë në territorin e Ferizajt.
Ndërsa, të pranishmit në sallë që ishin kryesisht nga komunitete, kanë paraqitur edhe ankesat dhe kërkesat e tyre të cilat kishin të bënin kryesisht me kushtet e rënda të jetës që i kanë.
Naxhie Krasniqi, qytetarëve e Ferizajt nga komunitete ashkalinj, ka thënë se jeton në kushte të rënda të jetës dhe nuk kanë as shtëpi se ku të jetojnë.
“I kemi kushtet e renda të jetës, jetojmë në një shtëpi mbi 15 anëtarë të familjes, shtëpia është e vjetër dhe nuk i plotëson as nevojat elementare për jetë. Askënd nuk e kemi në punë, jetojmë me kanaqe”, ka thënë Krasniqi.

Pas dëgjimit të halleve të këtyre qytetarëve nënkryetari Ferati dhe drejtori Infrastrukturës Arbër Bytyqi, i janë përgjigjur të gjitha pyetjeve të qytetarëve që kanë parashtruar në këto takime konsultative.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img