Mëngjesin e sotëm, persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në selinë e Raiffaisen Bank në Shtime.
Sipas një dëshmitari të rastit, kanë qenë dy persona të maskuar të cilët kanë tentuar që përmes armëve të llojit ‘AK-47’ të marrin paratë nga kjo bankë.
Indeksonline ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes përderisa nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt nuk është dhënë ende ndonjë informacion përkitazi me rastin.
Ende nuk ka informacione për persona të arrestuar ndërsa në vendin e ngjarjes shihen zyrtarët policorë duke hetuar rastin.
Raiffaisen Bank në këtë komunë ka qenë edhe më herët në shënjestër të grabitësve.