31,12,2025

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bëri homazhe pranë arkivolit të Heroit të Kosovës, Adem Demaçi

Must Read

Gjatë ditës së sotme, në hollin e Kuvendit të Kosovës, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga nënkryetari i komunës, Naim Ferati, drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, Besnik Berisha dhe bashkëpunëtorë tjerë bën homazhe pranë arkivolit të Heroit të Kosovës, Adem Demaçi.

Në telegramin e tij të ngushëllimit, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu u shpreh se Kosova humbi zërin e ashpër të mbrojtjes së atdhetarizmës dhe simbolin e sakrificës individuale për lirinë kolektive.

Në respektim të tri ditë zie të shpallura nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Komuna e Ferizajt ka anuluar të gjitha aktivitetet kulturore të paraparë në agjendën e Ditëve të Diasporës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhjen e parë me legjislaturën e re

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img