Në vënien e këtij gurthemeli morën pjesë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, deputetë të Kuvendit të Kosovës, zëvendësministra në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kryetar, Nënkryetar, përfaqësues të komunave për rreth si dhe qindra qytetarë, punonjës shëndetësor e drejtues të institucioneve të ndryshme lokale dhe qendrore.
Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, ka përgëzuar të gjithë qytetarët ferizajas, në veçanti punëtorët shëndetësor për këtë projekt jetik i cili me në fund po fillon dhe do të mbarojë në Ferizaj.
“Në këtë Spital do të trajtohen afro 250,000 qytetarë dhe është një Spital që i ka munguar gjatë gjithë kohës, Ferizajt dhe Rajonit të Ferizajt. Jo vetëm komunat e Shtimes, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Shtërpcës, por edhe Vitia kryesisht është e orientuar jo vetëm rreth shëndetësisë por edhe proceseve tjera drejt Ferizajt. Asnjë nomenklaturë politike dhe pushtetare nuk ka arritur ta filloj dhe ndërtoj një Spital në Ferizaj e regjion. Është Ushtria Çlirimtare e Kosovës që të plagosurit që kanë qenë të strehuar në shpellat e Topillës, ku shumë nga luftëtarët e lëvizjes çlirimtare, përfshirë edhe këta të fundit, neve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë strehuar dhe nga bjeshkët e Topillës, nga shpellat e Topillës janë marr të plagosurit dhe janë vendosur në ambulancën e atëhershme që tash quhet QKMF. Kjo është meritë ekskluzive që ka filluar së funksionuari Spitali Regjional i Ferizajt. Kemi zhvilluar një betejë po aq të rëndë dhe të pa kompromis me UNMIK-un që nuk ka lejuar që Ferizaj të jetë Rajon dhe të ketë Spital Rajonal. Dua ta falënderoj Dr. Besim Hoxha dhe gjithë kolegët e tij, i cili ka mbajtur ligjërata sesi janë trajtuar të plagosurit gjatë luftës në Zonën tonë Operative dhe Spitalin Ushtarak të UÇK-së. Falë komandantit të Kampit Bondstill të asaj kohe dhe shefit të Zyrës Amerikane ne kemi arritur që ta ruajmë Spitalin dhe të mos shuhet ai si i tillë. Ky ka qenë një obligim dhe përgjegjësi e gjithë neve që përveç Spitalit Rajonal ta bëjmë edhe ndërtesën, ne tashmë jemi duke filluar ta bëjmë ndërtesën e Spitalit të Ri Regjional. Po aq betejë e rëndësishme dhe e rëndë ka qenë, më 15 qershor 2013 të cilët e dinë shumë mirë mjekët, kur është marr vendimi që të fillohet ndërtimi i Spitalit të Ri së bashku me ministrin e atëhershëm të shëndetësisë, z. Aganin dhe po atë vit në rishikimin buxhetor, janë ndarë 20 milionë euro për Spitalin Rajonal të Ferizajt. Lojërat politike dhe pengesat politike e kanë pamundësuar që ai Spital tash të ishte funksional. Ndoshta vet fati ka dashtë që të rikthehet z. Aliu si Kryetar Komunë, të rikthehen shumë procese prapa që ky Spital të nis së ndërtuari. Ky vend është dhënë si propozim nga vet mjekët. z. Bajrush Xhemaili bashkë me mua e kemi thirr një ekip të mjekëve dhe kanë dhënë propozimin që të jetë këtu. Këtu ku tashmë e kemi autostradën Prishtinë-Shkup, për shkak se këtu janë të gjithë linjat e komunikimit me Prishtinën, Tiranën dhe Shkupin dhe kjo ka qenë arsyeja që të vendoset këtu. Unë si gjithë të tjerët jam jashtëzakonisht i lumtur që ia arritëm kësaj dite, ia arritëm mundit dhe dua të përgëzoj të gjithë ata që kanë dhënë kontributin për këtë ditë, por dua të falënderoj veçanërisht punonjësit shëndetësor që në të gjitha rrethanat kanë qenë pro këtij Spitali dhe pro këtij vendi. Urime gjithë qytetarëve të Ferizajt dhe mbarë rajonit” tha deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica.