16,11,2025

AAK-së në Ferizaj i bashkëngjitet Faton Haxhisalihu

Must Read

Degës së AAK-së në Ferizaj i është bashkëngjitur Faton Haxhisalihu, ish kryetar i fshatit Bibaj, ish kryetar i KHF “Kastrioti” dhe aktivist e udhëheqës i shumë aktiviteteve pë fshatin Bibaj dhe Fshatin e Vjetër.
Këtê aderim në AAK e ka konfirmuar edhe vet Faton Haxhisalihu, i cili kohë më parë kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha funksiknet në shenjë pakënaqësie, ku siç tha ai, neglizhencës së qeverisë së kaluar komunale ndaj shumë aktiviteteve në sport dhe nëpër fshatra.
Ardhjen e tijë në këtë subjekt politik e ka përshëndetur edhe kryetari i AAK-së në Ferizaj, Xhavit Zariqi, i cili ka thënë se ardhja e një aktivisti dhe biznesmeni të suksesshëm si Faton Haxhisalihu është nder edhe për degën e AAK-së në Ferizaj dhe shenjë se për këtë subjekt po rritet besimi çdo ditë e më shumë.
Ditë më parë këtij subjekti i është bashkëngjitur edhe aktivistja dhe ish deputetja shumëvjeçare nga Ferizaj, Synavere Rysha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img