Ferizaj.21.07.2018. Këtë të hëne (më 23.07.2018) në Ferizaj shënohet 110 vjetori i Kuvendit të Ferizajt.
Me këtë rast do të organizohet një Tribunë shkencorë ku do të ligjërojnë shumë ekspert të kësaj fushe.
Ky aktivitet mbahet nën patronatin e Kreytarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
Këta janë ligjëruesit dhe temat për të cilat do të ligjerohen në këtë Tribunë:
1. Dr.sc. Sabit Syla, “Kontributi i personaliteteve të shquara shqiptare në Kuvendin e Ferizajt”.
2. Dr.sc. Emine Arifi-Bakalli, “Tubimi i Ferizajt 1908 element me rëndësi në transfomimin e sistemit politik në Perandorinë Osmane”.
3. Dr.sc. Bujar Dugolli, “Kuvendi i Ferizajt 1908 dhe reflektimi i tij në çështjen shqiptare”
4. Prof. dr. Liman Rushiti, “Kuvendi i Ferizajt dhe rëndësia e tij në histori”.
5. Dr.sc. Sylë Ukshini “Kuvendi i Ferizajt në optikën e politikës austro-hungareze”
6. PhD. Mentor Hasani, “Kuvendi i Ferizajt në historiografinë shqiptare”
7. PhD. Haxhi Ademi “Ferizaj në fazën e fundit të Rilindjes Kombëtare (1908-1912)”.
8. PhD. Skender Lutfiu, “Qëndrimi i pushtetit osman ndaj Kuvendit të Ferizajt”.
9. Mr. Ilir Bytyçi, “Proceset politike në Ferizaj dhe rrethinë në periudhën kohore 1873-1908”.