12,01,2026

Komuna e Ferizajt vlerësohet më e shpejta në reagimin për trajtimin e ankesave të qytetarëve

Must Read

Komuna e Ferizajt vlerësohet si më e shpejta në reagimin për trajtimin e ankesave të qytetarëve për deponitë ilegale të mbeturinave të raportuara në platformën ndreqe.com

Trajtimi i deponive ilegale ishte tema kryesore që u diskutua sot në një takim në mes të zyrtarëve të komunave, MAPL-së dhe MMPH-së.

Gjendja e deponive ilegale të raportuara në platformën Ndreqe.com, sfidat me të cilat po ballafaqohen komunat në adresim të tyre dhe shembujt më të mirë të administrimit në Ndreqe.com u trajtuan në këtë punëtori, ku Komuna e Ferizajt është vlerësuar si një nga komunat me reagimin më të shpejt kundrejt raportimeve të qytetarëve në platformën ndreqe.com, platformë kjo që është edhe pjesë e memorandumit ndërmjet “Demokraci Plus” dhe Komunës së Ferizajt.

Kjo punëtori është organizuar në bashkëpunim me GIZ dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img