29,11,2024

Konsumatorët në hall me ushqimin e prishur, në Mirosalë një qytetar u helmua nga një ëmbëlsirë

Must Read

Vetëm këtë vit, janë regjistruar dhjetëra raste, ku nëpër bizneset që merren me veprimtari të shitjes apo prodhimit të ushqimeve, janë gjetur sasi të produkteve me afat të skaduar ose të prishur

Është Nezir Bytyqi, nga fshati Mirosalë e Ferizajt, i cili pasi hëngri ëmbëlsirë që kishte blerë në një nga maketet në qytetin e Ferizajt, thotë të jetë helmuar, raporton KTV.

Pasi konsumoi ëmbëlsirën, ai tha se pati dhimbje të forta në stomak, për çka kërkoi ndihmën e mjekeve. Ai tregon se ka njoftuar edhe marketin ku e bleu ëmbëlsirën, e që këta të fundit i ofruan kthimin e parave me të cilat bleu tortën.

Bytyqi ka thënë se lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët erdhën në vendin e ngjarjes. Por, ai thotë se për këtë rast, i cili rrezikoi atë dhe familjen e tij do të kërkojë drejtësi në të gjitha format.

Nga organizata për mbrojtjen e konsumatorit bëjnë të ditur se helmimet janë shtuar veçmas në stinën e verës. Për ta problem është edhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar nëpër makete.

Lidhur me rastin, KTV-ja ka kontaktuar edhe me Policinë e rajonit të Ferizajt, të cilët kanë thënë se nuk janë të njoftuar.

Gjatë muajit të kaluar, vetëm në Gjilan janë helmuar më shumë se 70 persona të cilët përfunduan në spitalin rajonal të këtij qyteti, si pasojë e helmimit nga një restorant, i cili kishte probleme me ushqimin që shërbente.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img