27,12,2024

KH Kastrioti befason me përforcimet e reja në klub

Must Read

Premtimet e kryesisë së re të KH Kastrioti në krye me kryetarin Lulzim Abazi filluan të bëhen realitet, që në edicionin e ri 2018/19 do të jetë ndër skuadrat kryesore për titullin e Kampionit.

Sot në zyret e FHK-së dhe të KH Kastrioti kryetari Lulzim Abazi arriti të bëjë marrëveshje me dy “bombarduesit” e KH Prishtina dhe të Kombëtares së Kosovës, Deniz Terziqi dhe Beni Syla të cilët nënshkruan kontratat njëvjeçare me klubin elitë nga Ferizaj.
Kryesia e re premton se ky është vetëm fillimi ngase ne ditët ne vijim pritet aderimi edhe i disa lojtarëve vendorë me të cilët janë në përfundim të negociatave. Klubi po ashtu për shkak të paraqitjës sa më të mirë ne garat e EHF më saktësisht Challenge Cup do të angazhon edhe dy hendbollist nga shtetet e rajonit, KH Kastrioti ka arritur ujdi edhe me trenerin e Kombëtares U20 të Maqedonisë Oliver Dimitrovski, kjo tregon përkushtimin tonë që ti kthejnë namin e dikurshëm klubit të qytetit te hendbollit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img