15,09,2025

Rrebesh shiu dhe vërshime në Ferizaj, bllokohet rruga magjistrale Ferizaj-Prishtinë (Foto)

Must Read

Reshjet e shiut po vazhdojnë këto ditë dhe në shumë fshatra dhe pjesë të qytetit ka edhe vërshime.
Në disa fshatra reshjet e sotme kanë shkaktuar vërshime të shumë pjesëve.
Lexues të Ferizajpress kanë dërguar foto për gjendjen në fshatin Prelez i Muhaxherëve cili është vërshuar nga ujërat e shiut.
Uji ka bblokuar edhe magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Momentalisht preferohet ti iket kësaj pjese dhe të shfrytëzohen rrugë alternative.
Ndryshe, IHMK-ja ka njoftuar dje se sot dhe nesër ( e martë) do të na përcjellin reshjet e shiut dhe shkarkime rrufesh, kurse gjatë ditëve në vijim gjendja do të stabilizohet.
“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius, përjashtuar dy ditët e para të javës ku maksimalet do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius”, thuhej në njoftimin e IHMK-së për motin e kësaj jave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img