Radio Televisioni i Serbisë ka shkruar se shtetit i fundit që ka tërhequr njohjen për Kosovën, është Papua Guinea e Re.
Lajmin e ka bërë të ditur, gjatë një konference për media në Suboticë, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daiçiq.
Sipas Daçiq, janë gjashtë vende që e kanë tërhequr njohjen për Kosovën deri tani e që të gjitha bashkë kanë sipërfaqe prej 800,000 kilometra katrorë, që është dhjetë herë më shumë se Serbia dhe 25 milionë banorë.
“Ky është një sukses i madh për vendin tonë”, ka deklaruar Daçiq.
Ai theksoi se Serbia do të vazhdojë me këtë punë pavarësisht presionit që po hasin.