04,05,2025

Mjekja nga Ferizaj shpëton turisten në Velipojë

Must Read

Në kohën e verës të shpeshta janë lajmet për vdekjen e turistëve nëpër vendet bregdetare.

Këtë fat të keq nuk e kishte një grua nga Gjakova që po bënte pushime në Velipojë

Ndonëse për disa minuta ajo ishte pa vetëdije për shkak të ujit të tepërt që i kishte hy në organizëm, fatmirësisht ka shpëtuar.

I gjithë rasti kishte ndodhur derisa ajo po qëndronte në det, më 30 qershor rreth orës 18:00.

Ndihmën e parë [reanimacion cardiopulmonar] gruas rreth të 70-ve ia ka dhënë, Majlinda Zeqiri, mjekja e përgjithshme e cila punon në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, njofton Klan Kosova.

Mjekja Zeqiri, e cila ushtron këtë profesion që një vit, thotë se pavarësisht stresit dhe presionit që kishte nga njerëzit për rreth, ajo mundi ta kryej misionin e saj si mjeke – të shpëtojë jetë.

Më pas ajo tregon që pas 10 minutave në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe ndihma e shpejtë, të cilët janë marrë më rastin, pas ndihmës së parë që ia ka dhënë ajo.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Përfundon me sukses kërkimi për personin e zhdukur në Kaçanik

Pas disa ditë kërkimesh intensive, sot më 01.05.2025, rreth orës 09:55, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore personi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img