19,05,2024

Vizitohen familjet e Dëshmorëve të kombit Hyrë Emini, Naim Beka, Driton Islami dhe Sadik Bega të cilët u dekoruan me urdhrin “Hero i Kosovës”

Must Read

Me rastin e festës së Fitër Bajramit familjet e dëshmorëve të kombit Hyrë Emini, Naim Beka dhe Driton Islami i kanë vizituar deputeti Elmi Recica me bashkëluftëtarë dhe asamblist komunal.
Gjatë kësaj vizite familjeve të dëshmorëve deputeti Reçica uruar familjarët për ndarjen e dekoratave presidenciale Urdhri “Hero i Kosovës” të ndara nga Presidenti i Kosovës.

“Vizituam familjet e dëshmorëve të kombit, Hyrë Emini, Naim Beka dhe Driton Islami, për të uruar festën e Bajramit, gjithashtu për të uruar ndarjen e dekoratave presidenciale, Urdhri “Hero i Kosovës”, luftëtarëve të shquar, Hyrë Emini, Naim Beka, Driton Islami dhe Sadik Bega, për sakrificë dhe trimëri për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” ka thënë deputeti Elmi Reçica.

Këto dekorata ishte planifikuar që në mënyrë solemne tu shpërndaheshin familjarëve të dëshmorëve në ditën e çlirimit të Ferizajt por pasi njëri nga kontribuesit kryesor që këtyre Dëshmorëve tu jepej titulli “Hero I Kosovës”, Elmi Reçica ishte në udhëtim zyrtarë, dekorata i’u shpërndanë familjarëve.
Për këtë deputeti Reçica me tu kthyer vizitoj familjet e Dëshmorëve të Kombit me rastin e festës së Fitër Bajramit dhe uroi familjarët për ndarjen e dekoratave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img