21,12,2024

‘Çelsi i së ardhmes…’ Kjo është gjuha që pasanikët ‘vrapojnë’ t’u mësojnë fëmijëve

Must Read

Të mësuarit një gjuhë të huaj të dytë a të tretë na ofron përfitime të shumta, por një gjuhë në veçanti duket se përbën avantazh ndaj gjuhëve të tjera.

Njësoj siç ka qenë latinishtja para qindrave viteve, anglishtja në kohët moderne, ajo që shihet si e ardhmja duket se është gjuha mandarin. Familjet më të pasura, familjet mbretërore po nxitojnë t’u mësojnë fëmijëve këtë gjuhë që në moshë të herët. Rreth 1.2 miliardë njerëz flasin këtë gjuhë dhe kjo e fundit përfshin dy dialekte kryesore gjuhën kineze – mandarin dhe kantoneze . Themeluesi i Amazon Jeff Bezos dhe gruaja e tij MacKenzie kanë katër fëmijë dhe njeriu më i pasur në botë ka pohuar për Vogue se mësimi i kinezishtes ka qenë vendimi më i mirë që ka marrë ndonjëherë për fëmijët e tij ! Kina është e ardhmja ka thënë bilioneri.

CEO i Facebook Mark Zuckerberg mori mësime Mandarin disa vjet më parë dhe u përmirësua aq shumë brenda një kohe të shkurtër. Gruaja e tij, Priscilla Chan, është vajza e refugjatëve kinezë që ikën nga Vietnami dhe ajo flet rrjedhshëm kantoneze.

Max vajza e vogël e çiftit e flet rrjedhshëm këtë gjuhë gjithashtu. Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë tre fëmijë dhe kanë punësuar një dado kineze për të ndihmuar fëmijët ta mësojnë më shpejtë këtë gjuhë. Vajza e tyre më e madhe Arabella, 5 vjeç këndoi një vit më parë në gjuhën kineze këngën e Vitit të Ri.

Çifti mbretëror William dhe Kate po shpejtojnë gjithashtu t’u mësojnë fëmijëve kinezisht. Princi George, 4 vjeç e ka filluar mësimin e kësaj gjuhe në shkollën Thomas Battersea në Londër.

Burimi: Bussines Insider

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img