Një here ai shoku im më tha,” se zemra nuk pranon vend për dy persona” ,isha në hallë dhe nuk e kuptoja atë,mirë e kishte se vetë ai kishte kaluar shumë gjëra në jetë dhe më tha se të gjithat nuk bënë t’i lihen zemrës sepse ajo gabon . – Unë vendosa t’ia shkruaj një poemë lidhur me atë gjallëri, atë vuajtje që kishte kaluar ai.
_ _ _
Sa për fillim ,deshta ta njohë .
E tash nuk dua ta shohë.
Nuk e di se kush ka gabuar .
Unë apo ne të dy,që s’kemi faj .
Çfarë i ngjanë kësaj rruge pa kalorës
Ose kalorës me hije të projektuara që reflektojnë vetëm natën.
Në rrugën e tillë vetëm çirrje ,secili !
Nuk matet me asgjë,ka peshë nuk kuptohet .
Kam kaluar si kalorës, nuk mbaj përgjegjsi.
Të them unë,se nuk kam faj .
Freski nganjëher nga ajo çirrje që njohë .Tmerrë nga ajo, nganjëherë kur kujtojë .
Lumturi për mua që di ti zëvendësoj.
Fat i keq për të dy,që nuk më mungoj(konvenojë).
E di unë andaj mendoj,
Mendoj për fillim që vendosa ta njohë……!
– Është një botë e pakuptuar nga ai, që nuk e ka përjetuar një gjë të tillë pra është temë që diskutohet nga të gjithë por nuk vërehet njësojë ,po edhe kur përjetohet nuk kuptohet plotësisht, s’di . – Vazhdova prapë ato vargjet e arta për të,me qëllim që të kujtojë atë uragan freskie që kishte dikur e tash i vije aromë zambaku , nganjëher që e përcjell.
_ _ _
U ngopa tash me shumë qka që më përgjoi.
Do të takohem prap,ai do të jem ai nga fillimi .
Kur flasë më duket se diqka më vjen pas .
Nganjëher e vërej .
E vërej gjithëher por ajo që më përcjell,nuk di për mua ,
a është hija ime, apo ajo që vjen në kujtime .
Jam ngopur me mendime ,jam bërë njeriu që heshtë duke folur !
Jam i gjallë , me ndjenja të zbehta dhe do të kushtoj kjo për mua .
Vetë kam vendosur ,që të merr fund .
Nuk mvaret nga unë,por nga të dy .
Unë iki nga hija, ajo më vjen pas….
Në ditë ,në natë , me diellë dhe në shi
Është fikur gati çdo gjë,
Pluhuri i fatit dhezë atë problem
Koha qëron hesapet….!
– Ndodhë gjithë qka ,nuk ka njeri pa problem përveq atij që ka vdekur . D. Aligieri thoshte se ; “Dashuria ka dy përcjellësa ; mirësinë dhe durimin “. Ka pasur të drejtë.
Koha kalon ,se di ç’është bë me aromën e zambakut, shpresoj se një ditë do të ndryshon kjo stinë.
Që të jem i qetë, të mendoj për vetën,
Me qdo ofshamë,qesë një të zezë.
Me qdo buzëqeshje ,shëroj të tharat e të qarat….
Është koha që e mbanë atë.
Kur mendimi nuk do të shoqërohet me asgjë atëherë kur kuptimi , momenti është i shoqëruar .
Të dy kalorës ,por unë nuk kam kohë për të bërë gara.
Hyzri Salihu
21.10.2017
Shqiperi Etnike – Mërgatë