16,06,2025

Kjo është rritja e vlerës së Bitcoinit në 24 orët e fundit

Must Read

Pas një rënie një javore të vlerës së kriptovalutave, vecanërisht të Bitcoin, që nga dje ka një rritje të çmimit të tyre.

Sipas CoinMarketCap, aktualisht një Bitcoin tregtohet me 7,725.57 dollarë, me një rritje prej 22.66 për qind Brenda 24 orëve të fundit, shkruan Telegrafi.

Nuk është vetëm Bitcoin që ka rritje, gjithashtu Ethereum është rritur me 31.55 për qind, Ripple me 21.47 për qind, Bitcoin Cash me 19.92 për qind. Në top 10 kriptovalutat që kanë capital më të madh të tregut, rritjen më të madhe e ka 56.93 për qind.

Kjo rënie e madhe e kriptovalutave ishte si rezultat që Kina ka vendosur të ndalojë tregtinë e kriptovalutave duke bllokuar të gjitha faqet e internetit që lidhen me ofertat fillestare të monedhave dhe tregtimin e kriptovalutave, duke përfshirë të gjitha faqet e internetit të huaja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img