24,04,2025

Nora lëshon ‘bombën’, ja çka thotë për Tunën

Must Read

Ndonëse për vite të tëra sa ishin në majën e muzikës shqiptare, Tuna dhe Nora nuk kanë pasur ndonjë afërsi shumë të madhe me njëra-tjetrën.

Shfaqjen e tyre të parë së bashku si kunata, ato e patën në festën private të organizuar nga stilisti Valdrin Sahiti në Tiranë.

Si kunata që janë, publiku mbase pret më shumë afërsi mes tyre, por duket se kjo “afërsi” po mbahet ndoshta vetëm jashtë syrit të mediave, nga që në rrjetet sociale vështirë, se mund të shohim një fotografi të përbashkët të të dyjave.

Në një bisedë për Express Rozë, siç ndodh shumë rrallë, Nora ka folur për Tunën.


E pyetur rreth thashethemeve për raportet jo fort të afërta me kunatën e saj këngëtare, ajo ka thënë vetëm fjalë të mira.

“Tuna është shumë e mirë, një këngëtare me shumë vlera. Dhe gruaja e Patrisit, vëllait të Robertit”, duke hedhur kështu poshtë zërat për prishje të raporteve të tyre.

Sa i përket muzikës Nora ka thënë se ka disa oferta dhe demo gati, por ende nuk ka vendosur se kur dhe me çfarë do të vijë së shpejti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img