17,05,2024

Getinjo paraqitet në gjykatë (Foto)

Must Read

Reperi i njohur Getinjo ka pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Mucho Dinero”.

Kënga është pritur mirë nga publiku, ndërsa suksesin e ka vërtetuar edhe përmes klikimeve të marra në kanalin YouTube.

I njëjti është shumë i pëlqyer për këngët e tij, ndërsa jo pak herë është përballur edhe me komente negative, nga ata që e gjykojnë për atë se çfarë ai bën.

Së fundmi, ai është përballur me një tjetër gjykim, por që kësaj radhe ka pasur të bëjë me gjykim të vërtetë nga një prej gjykatave në Kosovë.

 

Këtë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një fotografie të publikuar në lnstaStory, ku shfaqet në një sallë të zbrazët gjykimi.

“Ata duan të më gjykojnë mua”, ka shkruar ai Getinjo, pa treguar detajet e paraqitjes së tij në gjykatë.

Ndryshe, reperi nuk ka qenë ndonjëherë i përfolur për ndonjë ngjarje që përkon me dënimet nga institucionet e rendit. /Telegrafi/

Getinjo është paraqitur sot në gjykatë. Burimi i fotos: InstaStory

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img