20,08,2025

Aliu: Do të fitoj edhe më bindshëm në balotazh

Must Read

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka fituar mbi 39 për qind të votave në raundin e parë, nuk e ka asnjë dilemë se do të jetë kryetar i kësaj komune.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se në balotazh vetëm se do ta shtojë diferencën e votave në raport me kundërkandidatin nga radhët e LDK’së, Muharrem Svarqa.

Ky i fundit, sipas Aliut, nuk e ka asnjë shans ta përmbys rezultatin më 19 nëntor.

Aliu ka treguar se është në kontakt me të gjitha subjektet politike për ta mbështetur në raundin e dytë, duke mos përjashtuar në këtë drejtim as Lëvizjen Vetëvendosje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Reagim i KRU “Bifurkacioni” pas publikimeve në rrjetet sociale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” SH.A në Ferizaj ka reaguar pas publikimeve në rrjete sociale, ku përmes disa pamjeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img