17,11,2025

Muharrem Svarqa voton në fshatin Sazli

Must Read

Ferizaj.22.10.2017. Obligimin qytetar për të hedhur votën e tij paraditen e sotme e ka kryer edhe kandidati i degës së LDK-së për kryetar të komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa bashkë me familjen e tij në fshatin Sazli.
Ai me këtë rast ka bërë thirrje për një proces sa më të qetë edhe demokratik ashtu siç ishte fushata një mujore për zgjedhjet lokale.
Ndërkaq ka theksuar se të gjithë qytetarët duhet të shfrytëzojnë këtë të drejtë për të përcaktuar një të ardhme sa më të mirë.
“Besoj që të gjithë qytetarët e Ferizajt me mbretërinë e votës do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre për 4 vitet e ardhshme duke qenë ky akti më i lartë demokratik që paraqet njërën nga fitoret më të mëdha të demokracisë. Unë uroj të gjithë qytetarët që të ushtrojnë sa më shumë rolin e tyre votues dhe të dalin sa më faqebardhë nga këto zgjedhje” ka thënë kryetari Svarqa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img