30,04,2024

Svarqa takohet me pensionistët

Must Read

Ferizaj.18.10.2017. Dhjetëra pensionistë ishin sot mysafirë në sofrën e LDK-së. Ata shkuan në një drekë të kësaj partie, ku i pari i saj i cili po pretendon edhe një herë pushtetin Muharrem Svarqa, u premtoi përkrahje të pa rezervë. E para këtyre moshave të shtyra, me i riu nga ta ua kërkoi votën edhe për një mandat.

“Sot pata kënaqësinë e veçantë që t’i takoj pensionistët dhe organizatat e tyre pensionale. Komuna e Ferizajt numëron mbi 11 mijë pensionistë të të gjitha kategorive dhe si një komunitet i fuqishëm që janë ata tashmë e kanë kryer misionin e tyre ndaj shtetit dhe ndaj komunës. Në mesin e tyre ka edhe personalitete që kanë ushtruar funksione duke vënë edhe bazat e sistemit shtetëror. Ndërkaq në këtë kohë unë ndjej obligim që të nderoj të kaluarën e tyre dhe të tashmen. Ky takim më mundësoi që të njihem me problemet e shoqatave të pensionistëve dhe të zgjidhim bashkë këto problemet që i mundojnë. Do të kujdesemi që të ketë hapësira më të mira për ta. Një pjesë të kërkesave të tyre ne veç e kemi përmbushur duke qenë koshient kur ata kanë kërkuar. Bashkëpunimi ynë do të jetë edhe më i frytshëm në 4 vitet e ardhshme ngase morëm premtime se do të na japin besimin” tha Svarqa.

Svarqa tha se nëse fiton edhe një herë, do ta ndërtoj një shtëpi për pleq, pasi që kërkesat për një projekt tillë janë në rritje.

“Ne do të krijojmë një bashkëpunim më të ngushtë me komunitetin e pensionistëve si dhe obligimet e shtetit ndaj kësaj kategorie janë shumë më të mëdha se sa që duken sot. Ata kanë nevojë edhe për shtëpi të veçanta, ku shtëpia e pleqve do të jetë në obligim të pushtetit të ardhshëm”, tha Svarqa.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt Muharrem Svarqa, vlerësoi se kjo kategori e shoqërisë është njëra ndër kontribuueset më të mëdha gjatë shtet-ndërtimit, prandaj tha se në agjendën e prioriteteve të tij do të jenë edhe pensionistët, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img