26,11,2024

Si të fitoni para me anë të kripto-valutave?

Must Read

Kripto-valutat po shihen si një mënyre e shpejtë e përfitimeve të mëdha financiare, por si mund të fitoni para me anë të këtyre valutave elektronike?

Ka dy mënyra me anë të të cilave ju mund të fitoni para përmes kripto-valutave, e para përmes mihjes (mining) me pajisje të ndryshme në varësi të kripto-valutës, si dhe tregtia online me këto valuta elektronike.

Ka disa mënyra për të bërë mihje (mining) të kripto-valutave në varrësi të llojit të tyre. Për shembull, mihja e Bitcoin bëhet përmes pajisjeve me procresor ASIC të cilët janë qarqe të integruara për aplikacione specifike, apo mihja e Ethereum e cila bëhet përmes procesorëve të kartelave grafike të cilat përdoren në kompjuter.

Pajisja më eficinte në treg sot për të mihur Bitcoin është Bitmain Antminer S9. Profiti ditor i kësaj pajisje pas shpenzimeve të energjisë elektrike mund të shkoj rreth 0.003677 BTC brenda një dite.

Sa i përket tregtisë me kripto-valuta, ajo mund të bëhet në disa faqe në internet të cilat janë të specializuara për këtë lloj tregtie, transmeton Express. Fillimisht ju duhet të regjistroheni në këtë faqe dhe pastaj të depozitoni kripto-valuta nga portofoli juaj elektronik apo edhe të blini me para përmes transferit bankar apo kartelave bankare në varësi të sistemit që ofrojnë këto faqe.

Për tregti me shumë të mëdha, kryesisht mbi 2000 USD brenda 24 orëve, këto portale kërkojnë që të verifikojnë identitetin tuaj duke ju kërkuar që të dërgoni letërnjoftimin apo pasaportën si dhe një dokument që vërteton adresën tuaj si faturë rryme apo edhe ekstrakt. Procesi i verifikimit mund të marr kohë disa javë apo edhe muaj në varësi të portalit.

Disa portale ku ju mund të tregtoni me kripto-valuta ku Kosova figuron si shtet janë: Bitstamp.com, CeX.io, Poloniex.com, Kraken.com apo edhe portale tjera.

Ju mund të tërhiqni mjetet në llogarinë tuaj bankare me tarifa të caktuara nga portali si dhe bankës suaj.

Duhet pasur kujdes, sepse rënia e vlerës së kripto-valutave rrezikon investimin tuaj dhe shumë lehtë mund të humbisni investimin tuaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img