Kosova është një prej vendeve, që ndonëse i vogël ka arritur që emri t’i dëgjohet larg.
Artistë të shumtë botërorë e kanë vizituar vendin në kohë të ndryshme edhe atëherë kur Kosova njihej më pak kur e krahasojmë me sot.
Një ndër figurat e njohura botërore që e vizitoi Kosovën e sapo dalë nga lufta e vitit 1999, ishte aktorja e famshme Angelina Jolie, për të ndihmuar.
Nicole Kidman, është një tjetër aktore shumë e njohur e cila Kosovën e vizitoi gjithashtu pas mbarimit të luftës së vitit 1999. Edhe Kidman kishte ardhur për të njejtat qellime, që të ndihmojë Kosovën e shkatërruar të pasluftës.
Kosovën e ka vizituar edhe James Blunt. Blunt ishte pjesë e forcave ushtarake në Kosovë – KFOR-it.
Kthehemi të yjet e muzikës të cilët erdhën në Kosovë për të performuar.
Reperi 50 Cent, ishte artisti i parë me famë botërore që erdhi në skenën kosovare, duke e bërë publikun të kënaqet me performancën e tij.
Reperat të cilët e vizituan Kosovën janë të shumtë. Prej të parëve që thyen akullin pas 50 cent ishin Method Man dhe Redman, pastaj më vonë edhe Chamilionaire. Koncertet e tyre u mbajtën në “Freedom Festival”.
Busta Rhymes mbajti koncenrt në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Njërën prej këngëve këngëtari nga Amerika e kishte kënduar me flamurin shqiptar.
Snoop Dogg, ishte reperi i radhës që performoi në stadiumin e Prishtinës duke mbledhur një numër të madh të shikuesve.
Pas 50 Centit dhe Snoop Dogg, në Prishtinë erdhi edhe reperi “The Game”.
Me kaq nuk ishin ndalur vizitat e reperëve për të performuar në Kosovë. Xzbibit dhe DMX performuan në sallën “1 Tetori”.
Prej femrave repere nga të parat dhe të vetmet ishte EVE. Këngëtarja arriti të mbledhë mijëra shikues në sallën “1 Tetori”.
Jashtë zhanrit të repit ishte grupi francez Nouvelle Vague. Ky bend performoi për herë të parë në Kosovë në vitin 2011, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Mano Chao erdhi në Kosovë pas bendit francez Nouvelle Vague, në vitin 2011. Mano Caho është muzikant francez me origjinë spanjolle. Ai është i njohur ndërkombëtarisht për këngën e tij “Bongo Bong.
Nga fushën e sportit, ishte vizita e futbollistit brazilian me famë botërore, Ronaldo i vjetër i cili në Kosovë ka fansa të panumërt.
Në këtë listë padyshim që mund të hynë edhe artistet Rita Ora dhe Dua Lipa.
Të dy këngëtaret janë më origjinë kosovare mirëpo jetojnë dhe veprojnë në Angli dhe të dyja kanë vizituar Kosovën shpesh. Rita Ora ende nuk ka mbajtur koncert në Kosovë, mirëpo ajo bëri klipin e këngës së saj “Shine Your Light”.
Dua në anën tjetër koncertin e saj të parë në Kosovë e mbajti verën e kaluar, në parkun e Gërmisë. /Insajderi/