Këngëtarja kosovare e cila tash e një kohë jeton në Londër, për shkak të angazhimeve të tepërta, rrallë herë i bie që të takohet me prindërit e saj në Prishtinë.
Ndërkohë prindërit e këngëtares, në veçanti babai i saj komentohet shumë në media, shkruan Gazeta Express.
Dukagjin Lipa, njëherit ish-pjesëtar i grupit “Oda” është personi nga i cili Dua trashëgoi edhe talentin për tu bërë këngëtare.
Ai ka shumë ndjekës në rrjetet e tij sociale, gjersa përkundër moshës ai duket shumë i ri, dhe është ndër meshkujt më seksi shqiptarë të brezit të tij.
Dukagjini, së fundmi ka publikuar një foto të vjetër në llogarinë e tij në ‘Instagram’, ku shihet duke mbajtur në prehër vajzën e tij.
Dua atë botë ishte një vajzë bionde, ndërsa Duki mbante flokët e gjata. /GazetaExpress/.