Të mërkurën rreth orës 07:30 në Ferizaj, dy persona kanë futur me forcë në veturë viktimën-femër. Për këtë rast policia ka arrestuar dy persona, (M.H. 29 vjeç) që dyshohet se ka qenë ish i fejuari i viktimës (A.A) dhe i arrestuari tjetër është (Z.R. 33 vjeç).
Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që, i njëjti së bashku edhe me një të dyshuar tjetër mashkull K-Shqiptar, dyshohet se kanë rrëmbyer viktimën femër shqiptare, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është në arrati. Viktima është kthyer në shtëpi.
Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar me 09.08.2017 i dyshuari tjetër, mashkull shqiptar, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.