07,08,2025

Përkujtohet heroi i kombit Rexhep Bislimi në 19 vjetorin e rënies në altarin e lirisë

Must Read

Çmohet lart sakrifica e tij nga kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa

Familjarë, miq, bashkëluftëtarë dhe strukturat udhëheqëse komunale të komunës së Ferizajt e kanë përkujtuar sot heroin e kombit Rexhep Bislimin i cili ra heroikisht para 19 vitesh në altarin e lirisë.

Të pranishmit fillimisht bën homazhe dhe vunë kurora lulesh para bustit të heroit të kombit dhe më pas tek varri i tij tek kompleksi i varrezave të dëshmorëve.

Veprimtaria e tij atdhetare u çmua lart edhe nga kryetari I komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa i cili tha se ky njeri ka lënë pas vetes veprën madhështore që meriton nderim në të gjitha rrethanat.

“Nderimi që po bëjmë sot është një nderim i përhershëm dhe i përjetshëm që u bëhet heronjëve të mëdhenjë siç është Rexhep Bislimi dhe të gjithë atyre që kane dhënë jetën për lirinë e atdheut. Nuk është kohë e largët që ta bëjë më krahasimin se ku ishim dhe ku jemi sot dhe pikërisht për këtë shprehim respektin e thellë ndaj sakrificës së bërë nga shumë gjenerata të asaj kohe. Unë mendoj që komuna e Ferizajt ka bërë hapa të mdhenjë zhvillimor dhe të thellimit të demokracisë për këto vitet e pasluftës që ka qenë edhe synim i dëshmorëve tanë dhe se liria po merr çdo ditë e më shumë kuptimin e vet jo vetëm si nocion fiktiv por edhe si pasur shpirtërore” u shpreh kryetari i komunës së Ferizajt Muahrrem Svarqa pas këtyre homazheve.

Rexhep Bislimi ishte njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Ferizajt i cili me veprimtarinë e tij ilegale motivoi edhe shumë ushtarë të rinjë që t’i dalin në mbrojtje atdheut në vitet e 90-ta. Ai bie heroikisht në altarin e lirisë më 21 korrik të vitit 1998 pas shumë torturave që bëri regjimi serb i asaj kohe. Me gjithë përjetimet heroi i kombit Rexhep Bislimi nuk e nxori asnjë fjalë për shokët dhe veprimtarët e rrugëve ilegale që po përgatisnin një forcë të madhe siç u bë më vonë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img