28,12,2024

Svarqa tregon vërejtjen e LDK’së rreth ftesës së Presidentit

Must Read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka dërguar dje ftesa partive politike për një takim konsultativ, në të cilin do të diskutohej rreth mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Për takimin e ftuar për të hënën në ndërtesën e Kuvendit nga ora 10, ende nuk kanë vendosur dy partitë që janë shprehur unanimisht kundër koalicionit PAN, LDK-ja dhe Vetëvendosje.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa ka thënë se së shpejti kjo parti do të bëj publik qëndrimin për ftesën e dërguar nga Thaçi. Ai në një prononcim për Indeksonline madje shprehu pakënaqësi për mënyrë se si i pari i vendit i ka dërguar ftesat partive.

“LDK del së shpejti me një qëndrim zyrtar rreth kësaj çështje, i cili nuk do të jetë vetëm i LDK-së por qëndrim i harmonizuar dhe i koalicionit LAA. Qëndrimi do të jetë konform verdiktit të votuesit dhe rezultatit nga zgjedhjet e jashtëzakonshme. Pavarësisht edhe trukeve eventuale të presidentit kur partitë të thirren jo si koalicione por si subjekte të vetme”, ka thënë Sfarqa.

Për pjesëmarrje apo bojkotim të takimit konsultativ, nuk ka marr vendim as Vetëvendosje. Shkodran Hoti nga zyra e informimit në VV ka thënë se sot do të marrin vendim se çka do të bëjnë.

“Sot lëshojmë deklaratë”, ka thënë shkurt Hoti.
Në ftesën që Thaçi u ka dërguar partive thuhet “Ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për caktimin e datës për mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, më qëllim të konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 11 qershor 2017”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img