27,11,2024

Asfaltohen mbi 2 kilometra rrugë në fshatin Rakaj

Must Read

Ferizaj.18.07.2017. Banorët e fshatit Rakaj, këtë të martë i janë gëzuar teje mase asfaltimit të rrugës së tyre. Thanë se investime të tilla, nuk kanë pasur kohë të gjatë në fshatin e tyre.

“Falënderoje kryetarin Svarqa, që bëri të mundur asfaltimin e rrugës sonë. Rruga i plotëson të gjitha kushtet për jetës” u shpreh Përparim Guta, banorë i fshatit Rakaj.

Nga afër punimet në këtë asfaltim i ka përcjellur kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin, por edhe bashkëpunëtore të tjerë.

Me këtë rast kryetari Svarqa, tha se investime të tilla në fshatin Rakaj, kanë munguar dhe ky fshat ka qenë i harruar nga të gjitha qeveritë komunale.

“Këtu po realizohet njëri nga projekte më të rëndësishme për këtë anë, në veçanti për banorët e fshatit Rakaj, i cili fshat ka qenë i harruar nga investimet në të kaluarën, dhe falë angazhimit permanent edhe të qeverisë komunale, por edhe falë bashkëpunimit që kemi me Ministrinë e Infrastrukturës, ne realisht po i japim shpirt këtë vendbanimi për ta ndryshuar jetën e banorëve të fshatit Rakaj, për të pasur një qasje me të lehtë në qarkullim rrugore, përmes automjeteve, por edhe këmbësoreve me shtrimin e të gjitha rrugëve të rrugicave në këtë fshat”, ka thënë kryetari Svarqa.

Ai tutje është shprehur se në këtë fshat po asfaltohet mbi 2 kilometra rrugë, sipas standardeve të parapara me gjashtë metra gjerësi.

“Natyrisht në kuadër të këtij projekti janë vendosur edhe gypat e ujësjellësit nën asfalt në mënyrë që në kuadër të investimeve që po bëjmë të mos kemi nevojë për prishje eventuale të asfaltit praktikë të cilat kanë qenë në të kaluarën dhe nga të cilat ka vuajtur komuna e Ferizajt gjatë. Gjithsesi rrumbullaksimi i këtyre investimeve do të ketë kuptim edhe pas arritjes së investimeve nga qeveria të cilat po realizohen tashmë nga fshati Topojan, të cilat do të përshkojë rrugën kryesore në fshatin Rakaj, e cila rrugë do të lidh pjesën e segmentit të magjistrales në drejtim të Prishtinës dhe Shkupit tek pompa e benzinës dhe një degë e cila do të kalojë në fshatin Gurëz”, është shprehur kryetari Svarqa, duke i uruar banorët e këtij fshati, për këto rrugë dhe rrugica.

U bë e ditur se në fshatin Rakaj, shumë shpejt do të fillojë së realizuari edhe projekti i ujësjellësit. U tha se vlera e këtij projekti kap shumën mbi 150 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img