Ferizaj.12.07.2017. Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 12 korrik 2017, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit N.N, e cila në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë .
Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, aktakuzës së prokurorisë për veprën penale vrasja e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të KPRK-së, të pandehurën N.N e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej njëzet (20) vjet.
E pandehura N.N, akuzohet se në gusht të vitit 2016, në Shtërpcë, me dashje dhe në mënyrë mizore nga motivet e ulëta, ka privuar nga jeta të dëmtuarën D.N e moshës 90 vjeqare.
Konform nenit 367 paragrafi 2 të KPPRK-së, të pandehurës i vazhdohet masa e paraburgimit, derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin si më lartë.