07,08,2025

Policia e Kosovës shkatërroi një numër të madh të armëve të vogla dhe të lehta

Must Read

Një numër i madh i armëve të vogla dhe të lehta janë shkatërruar nga Policia e Kosovës. Kjo ngjarje rajonale e cila u zhvillua në “Metal Holding” në Ferizaj, u organizua nga Ministria e Punëve të Brendshme, e cila u mbështet nga Zyra Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), Zyra e Jashtme Gjermane dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Behar Selimi tha se ky është një aktivitet në të cilin Kosova përpiqet të jetë pjesë e iniciativave rajonale për më shumë siguri për qytetarët dhe për më shumë siguri rajonale.
Me këtë rast, ai the se grumbullimi i këtyre armëve është bërë në sajë të punës së kryer nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë në punën e madhe që e kanë bërë në muajt e kaluar në drejtim të realizimit të Strategjisë Nacionale për Kontrollimin dhe Grumbullimin e Armëve të Lehta dhe të Vogla”, tha zëvendësministri Selimi.

Koordinatorja e Programit të UNDP, znj. Valbona Bogujevci, tha se UNDP është e gatshme që të vazhdojë ndihmën dhe përkrahjen dhe të punojë ngushtë me palët e interesuara në adresimin e sfidave të ngjashme në të ardhmen. Ajo tha se posaçërisht në këto kohë që po jetojmë, armët e tilla dhe eksplozivët po bëhen gjithnjë e më shumë të zgjedhura për sulme terroriste.

Katerina Lopo, përfaqësuese e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se Strategjia e Bashkimit Evropian për Armët e Vogla dhe të Lehta identifikon Ballkanin Perëndimor, si prioritet kryesor dhe për këtë BE është e përkushtuar të përkrahë në mënyrë sistematike partnerët e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër trafikimit të armëve.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Naim Rexha, tha se Policia e Kosovës vazhdimisht punon në zhvillimin e kapaciteteve të saja për të pasur sa më shumë sukses në konfiskimin e armëve të jashtëligjshme dhe do të jetë e përkushtuar të largojë mjetet e jashtëligjshme të dhunës nga duart e qytetarëve, sepse ky është element thelbësor që po i kontribuon rendit dhe ligjit dhe sigurisë publike në vend.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img