18,11,2024

Isufi: Qeveria do të krijohet në afatin optimal, numrat ekzistojnë

Must Read

Është e pandershme dhe e palogjikshme ta themi numrin e saktë sepse jemi ende në diskutime me partitë politike. Kështu ka thënë në emisionin “Imazh” në RTK, Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së. 

 Isufi i pyetur për numrat e saktë që ka PAN-i për krijimin e Qeverisë me mandatar Haradinajn ka thënë se bazuar edhe në komunikimet e bëra me partitë politike, numrat për krijimin e qeverisë ekzistojnë.

“Ne nuk e themi që kemi as 63 as 66 as 70 as 81 numra sepse mendojmë se duhet një shumicë shqiptare që përcakton krijimin e qeverisë për të mos u varur nga vota që mund të bllokojnë proceset”, tha ai.

Ai ka thënë se do të ketë interesim që përveç PDK, AAK dhe Nisma për Kosovën të fillojnë komunikimin edhe me partitë tjera.

“Komunikimin do ta bëjmë me dy partitë e radhitura si dhe me minoritetet. Ky komunikim do të jetë më intensiv pas certifikimit të rezultateve”, ka thënë ai.

Pastaj, Ahmeti ka thënë se komunikim do të bëjnë edhe me deputetët, pasi sipas tij, ata e kanë të drejtën që të japin votën sipas vullnetit të tyre.  “Jemi të bindur se qeveria do të krijohet në afatin optimal”, ka thënë Isufi.

Ai ka thënë se askush nuk do të dëshiroj të mbetet në opozitë dhe se synimi është të krijohet një qeveri stabile.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img