06,05,2024

KF Ferizaj përforcohet me tre lojtarë

Must Read

Ferizaj.05.07.2017.  Ferizaj nuk ka mjaftuar vetëm me transferimin e portierit Alban Miftari nga Maqedonia.

“Ujqit” kanë sjell në Ferizaj Fillim Guraziun, Avdyl Halitin dhe Argjend Bekteshin, shkruan Gazetasheshi.com.

Në fakt për Fillim Guraziun ky do të jetë një rikthim tek skuadra e Ferizajt, ekip me të cilin kishte luajtur sezone më parë. Sulmuesi nga Suhareka sezonin e kaluar ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit.

Avdyl Haliti nga Ulpiana është futbollisti i rradhës që i bashkohet Ferizajt. Haliti i cili luan në rolin e mesfushorit të qendrës pritet që të mbulojë boshllëkun e lënë nga disa futbollistë tashmë të larguar.

Argjend Bekteshi është rikthyer tek skuadra e Ferizajt, pasi kaloi një kohë tek ekipi i 2 Korrikut nga Prishtina.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img