11,09,2025

Aksident në Ferizaj, humb jetën këmbësori

Must Read

Policia e Ferizajt njofton se të martën në një aksident trafiku që ndodhi rreth orës 21:20, në oborrin e stacionit të autobusëve në Ferizaj, një këmbësor ka humbur jetën.

“Sipas raporteve të para, ngasësi i autobusit me targa lokale, B.P. ( m/sh/k 64 vjeç), fillon lëvizjen e autobusit dhe me rrotën e pasme të anës së majtë godet këmbësorin A.K.(shtetas i R.së Shqipërisë 3 vjeç), me ç’rast viktima pëson lëndime të rënda trupore.

I lënduari është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se i lënduari nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img