Pavarësisht temperaturave të larta që janë duke mbretëruar, dhe ditë vikendi kanë filluar punimet edhe në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.
Edhe këtu nga afër punimet i ka inspektuar numri një i qytetit të Ferizajt,Muharrem Svarqa, së bashku me drejtorët e Drejtorive komunale, mbikëqyrës të projektit, por edhe qytetare të shumtë.
“Sot edhe në ditë vikendi së bashku më zyrtarë të Drejtorisë së Infrastrukturës, po inspektojmë punimet të cilat kanë filluar këtu në rregullimin e rrugës “Cen Dugolli”. Nga një rrugë që ka qenë më dy korsi, ndërsa tash do të bëhet me katër korsi, e shoqëruar edhe me shtigje për këmbësore, ndriçim publik dhe infrastrukture nëntokësorë. Kjo rrugë do të jetë tepër e rëndësishme sepse lidhet edhe me zonën industriale që përshkohet përgjatë rrugës “Driton islami”. Poashtu është e rëndësishme edhe për këtë zonë që zhvillohet biznese, dhe në bashkëpunim me qytetarë kemi arritur që të krijojmë kompromise për depërtimin e kësaj rruge edhe përgjatë pronave të tyre, të cilët janë liruar pa asnjë kompensim në përjashtim të dy tri rasteve për të cilët jemi akoma në zhvillimin e negociatave, sepse komuna i ka shpenzuar të gjitha mjetet për shpronësime”, ka thënë kryetari Svarqa.
Ai tutje është shprehur se Ferizaj me gjithë këto investime, do të jetë një Ferizaj krejtësisht tjetër.
“Unë shpresojë që me këto zgjidhje Ferizaj do të ketë një pamje krejtësisht tjetër dhe do të jetë në hov të zhvillimit ashtu siç është trendi i zhvillimit të kësaj komune, sepse tashmë kemi të bëjmë me mbi 11 mijë biznese të regjistruara në Ferizaj”, ka potencuar Svarqa.
E nga ana tjetër Fatmir Reshani, biznesmen i rrugës “Cen Dugolli”, tha se në mënyrë vullnetare ka liruar hapësirën e tij publike vetëm e vetëm që të realizohet projekti ashtu siç duhet.
U tha se gjatësia e rrugës është 930 metra, ndërsa vlera e këtij projekti është mbi 450 mijë euro. ëj euro. Kjo rrugë do të jetë tri shtresa të asfaltit me një trashësi rreth 20 centimetra.