Ditë më parë në Ferizaj është mbajtur Festivali A-mol u, Festival ky i organizuar për herë të parë në një ambient të hapur.
Atmosfera e këtij festivali ndryshoi pamjen e qytetit të Ferizajt.
Festivali kishte karakter garues, fëmijë, muzikë-dashas të vegjël, ku u prezantuan dhe pika të ndryshme muzikore, pika të baletit nga “Shpresat” dhe “Vija Models”.
Në Festival defiluan 24 konkurrentë dhe 3 mysafire . Për të gjithë pjesëmarrësit e Festivalit u ndanë çmime dhe mirënjohje.
Në koloritin e shumë aktiviteteve kulturore tani qytetit të Ferizajt i është shtuar edhe një Festival, i cili gjykuar sipas interesimit të pjesëmarrësve synon të bëhet një ngjarje e rëndësishme kulturore.
Çmimin e parë e fitoi: Arnisa Malsiu “Pizhama Party”- nga Kaçaniku.
Çmimin e dytë: Joni Abazi “Nënë” nga Gjilani.
Çmimin e tretë: Erzana Tahiri “Hej Dj” nga Ferizaj.
Ndërsa Çmimin e Publikut e fitoi :
Erta Qerimi “Diamond” nga komuna e Vitisë.
Festivali u mbështet nga Drejtoria e Kulturës së Ferizajt : Naim Ferati dhe Sabri Haziri.