“Nuk e di saktësisht se çfarë punojnë ata, kurrë nuk e kam vizituar
atë qendër, por mendoj se ka arsye të mira për brengosje”, ka thënë
Scott duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se a e konsideron
Qendrën humanitare ruso serbe si qendër e spiunazhit.
Scott ka thënë se kjo pyetje është më tepër për Serbinë, për njerëzit të cilët jetojnë atje dhe për qeverinë e Serbisë.
“Kjo pyetje është për ata, se çfarë mendojnë se rusën në të vërtet
punojnë në atë qendër”, ka theksuar ambasadori amerikan në Serbi,
transmeton, gazetametro.net.
Scott e ka hapur në Nish simpoziumin “Roli i NATO’s në Evropën
Juglindore” dhe e këtë rast ka cekur se bashkëpunimi me atë aleancë
ushtarake është para se gjithash në interes të Serbisë.
“Anëtarësimi në NATO, si gjithë shteteve tjera, edhe Serbisë do të
kishte sjell mbrojtje. Ky është gjithashtu edhe sistemi i vlerave. Të
gjitha anëtaret bashkëpunojnë jo vetëm në bazë ushtarake por edhe në atë
politike, në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe reagimit në situata
të jashtëzakonshme”, ka theksuar Scott.
“Vendimi mbetet te Serbia se a do të mbetet neutrale apo do të hyjë
në NATO. Mendoj se mund të mbetet neutrale, por të hyjë në Bashkësinë
Evropiane. Ka anëtare të BE të cilat janë neutrale”, ka thënë Scott.
Në simpoziumin të cilin e ka organizuar “Klubi i miqësisë serbo
amerikane” dhe ambasada amerikane në Serbi kanë marrë pjesë
përfaqësuesit e ministrive të mbrojtjes nga Bullgaria, Mali i Zi,
Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia.