26,11,2024

Ferizaj: Filluan investimet milionëshe në zonën urbane te qytetit

Must Read

Të premten kanë filluar punimet edhe në rrugën “Haxhi Zeka” në Ferizaj, rrugë kjo e cila përfshihet në kuadër të projekteve të loto III sa i përket rregullimit dhe asfaltimit të këtyre rrugëve.

Nga afër fillimin e këtyre punimeve e ka përcjellur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, por edhe nga qytetarë të kësaj pjese të qytetit.

Projekti loto III përfshinë rrugën “Vllezërit Gërvalla”, deri tek rruga “Brahim Ademi, ndërsa ka një gjatësi prej 6 kilometra e 562 metra. Me ketë rast kryetari Svarqa, është shprehur se në kuadër të loto III përfshihen afër 29 rrugë që do të asfaltohen. Ai ka uruar banorët ë kësaj pjesë të qytetit për këto investime që po bëhen.

“Këto rrugica, kanë një rëndësi jashtëzakonisht të madhe për tu asfaltuar, sepse në këtë mënyrë edhe jeta e qytetarëve, po përmirësohet. Ne ashtu siç kemi planifikuar edhe me parë u jemi kthyer investimeve në qytet dhe po ndihmojmë në krijimin e kushteve edhe më të mira për jetë, edhe për qarkullim të lirë të qytetarëve”, është shprehur kryetari Svarqa.

Izet Brahimi banor në rrugën “Haxhi Zeka” ka falënderuar komunën për rregullimin e rrugës duke e përshkruar sit ë vështirë qarkullimin sidomos gjatë dimrit. Ai shtoi se veç të rriturve asfaltit do t’i gëzohen edhe më të vegjëlit të cilët do ta kenë më të lehtë shkuarjen në shkollë.

Punimet në projektin loto III do ti kryeje kompania “Gashi-ing”, ndërsa vlera e kontratës kap shumën mbi 316 mijë euro. Gjerësia e këtyre rrugëve, do të jetë 4-5 dhe 5 metra.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img