Ferizaj.12.06.2017. Në fshatin Nerodime e Epërme, në ditën e çlirimit të Ferizajt është bërë shpalosja e pllakës përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së martirëve+ Osman, Brahim, Bajram e Agron Nuhaj.
Ne këtë ceremoni mori pjesë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtore, familjarë të martirëve, drejtues të organizatave të dala nga lufta si dhe shumë mysafire të tjerë.
I pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka falenderuar të gjithë ata që bënë të pamundur që vendi jonë të festojë i lirë, duke përmendur edhe ata që dhan më të shtrenjtën jetën e tyre, për lirinë që po e gëzojmë ne.
Ai tutje të pranishmëve ju ka thënë se kanë qenë kohë të trishta, të cilave sot u kthehemi për të ndarë me të gjithë qytetarët e Ferizajt ndjenjën e papërsëritshme të lirisë, për t’u shprehur mirënjohjen e pafund të gjitha vendeve që i dolën përballë dhe e mundën të keqen, së bashku me ne.
Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshendetur edhe Elmi Reçica, si dhe Muhamet Murati,i cili ka folur për jetën dhe vepën e martirëve.
Të pranishmit në emër të familjes i ka përshëndetur Ali Nuha.
Në fund u shfaq një program i pasur kulturo artistik i përgatitur nga nxënësit e shkollës “Konstandin Kristoforidhi” nga fshati Nerodime.