Të hënën në Ferizaj, është bërë shënimi i 12 Qershori-Ditës së Çlirimit.
Aktivitete për shënimin e kësaj ditë kanë filluar me homazhe të cilat u bën të shtatorja e heroit Rexhep Bislimi, për të vazhduar tutje me homazhe tek heroina e qytetit Hyrë Eminin-Mira, tek shtatorja e Afrim Kalanicës, e tek Shtatorja e Naim Bekës-Skolit.
Marshi ka vazhduar tutje edhe për tek varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku prehen të qetë 62 dëshmorë. Marshit për tek varrezat i i ka paraprirë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me kryesuesin e kuvendit Faruk Gurin, si dhe kryetarin e organizatës së veteraneve të luftës, Rafiz Sejdiun.
Në këto homazhe merrnin pjesë drejtues të subjekteve politike, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UCK-së, mysafirë të shumtë dhe qytetarë.