18,11,2024

Alarmon Ambasada italiane në Kosovë: Kujdes, dikush po ju mashtron për termine te ne

Must Read

Sipas Ambasadës, në muajt e fundit tashmë i kishte informuar forcat policore dhe autoritetet kosovare rreth problemeve që lidhen me përdorimin mashtrues të sistemit të prenotimeve online të terminëve për Zyrën e Vizave si rezultat i sinjalizimeve të përdoruesve.

Ambasada nëpërmjet një komunikate thotë se në mënyrë të veçantë, ka pasur një dyshim të fortë se palë të treta, tërësisht jashtë Ambasadës, ishin duke përfituar nga prenotimet online për caktimin e termineve, pas një pagese të një shume të hollave për prezantimin e aplikacioneve për vizë.

“Mësohet që hetimet e kryera nga autoritetet lokale në ditët e fundit kanë çuar në arrestimin e një të dyshuari. Me këtë rast, Ambasada Italiane në Prishtinë thekson se sistemi për prenotimin e termineve online për Zyrën e Vizave ka qenë gjithmonë plotësisht pa pagesë, që nuk duhet asnjë ndërmjetësim tjetër për të marrë një vizë dhe se shuma  e vetme për të paguar është përqindja që duhet paguar zyrës konsullore. Çdo lloj ndërhyrje ndërmjetësuese nga palët e treta nuk është e autorizuar nga kjo Ambasadë dhe për këtë arsye është një abuzim: prandaj ne ftojmë përdoruesit për të denoncuar tek Autoritetet përkatëse lokale”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img