27,07,2025

Foto të reja: Edhe në qytezën e Kaçanikut është hapur e pamja për Lavdrim Muhaxherin

Must Read

Familjarët e  Lavdrim Muhaxherit shihen duke pritur njerëz në të pamën që e kanë hapur vetëm për burra në këtë pjesë të qytetit.

Ndërkohë që edhe gratë e kësaj familje tashmë kanë hapur të pame në Kovaçiçë të Kaçanikut. Ata nuk kanë pranuar që të flasin në pyetjet e drejtuara nga gazetari i Gazetës Express, së nga kush e kanë marrë lajmin për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit.Gazeta Express, gjendet në vendlindjen e Muhaxherit, dhe shumë shpejtë do të sjellë detaje të reja nga ky rast.

E ndërkohë vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, pak pas orës 00:00 të mesnatës të së enjtes e ka konfirmuar edhe axha i pjesëtarit të ISIS, Bajrami. Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar se “vëllai im ka rënë shehid”, dhe lutet që “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë.

Muhaxheri dyshohet t’i jetë bashkuar luftimeve në Siri gjatë verës së vitit 2013.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img