28,07,2025

Banka Qendrore e Kosovës paralajmëron qytetarët të kenë kujdes me Bitcoin!

Must Read

“Përdorimi i parave virtuale, siç është për shembull Bitcoin, nuk është i rregulluar ligjërisht dhe përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare. Të gjithë përdoruesit e mundshëm të parasë virtuale njoftohen se në Republikën e Kosovës nuk ka asnjë institucion që garanton rimbursimin e parave të humbura”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Një monedhë virtuale është një formë e parregulluar e parasë digjitale e cila nuk përdoret ose garantohet nga një bankë qendrore dhe e cila mund të veprojë si mjet pagese. Monedhat virtuale paraqiten në shumë forma, në fillim si monedha brenda lokaleve të lojërave kompjuterike online dhe media sociale, e më vonë janë zhvilluar si mjete pagese që pranohen ‘offline’ ose në ‘jetën reale’.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

33 të lënduar brenda një jave nga aksidentet në Ferizaj

Brenda vetëm një jave, në rajonin e Ferizajt janë lënduar 33 persona si pasojë e aksidenteve në komunikacion. Sipas njoftimit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img