10,09,2025

Në spitalin e Ferizajt realizohet edhe një operacion me sukses

Must Read

Në Spitalin Rajonal të Ferizajt është realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale në bashkëpunim të mjekëve nga spitali i Ferizaj dhe ai i Shkodrës. Pacientja ishte diagnostikuar me diagnozë: Stenosis pyeloureteris lat. dex. Anomali e komunikimit te veshkës me ureterin – kanalin ujëderdhës që për pasoje mund te sjell deri te dëmtimi serioz i veshkës – humbje te saj dhe sipas mjekëve specialistë është vlerësuar se pacientja duhet t’i nënshtrohet operimit. Operacioni u realizua me sukses.
Ky realizim është falë ekipit kirurgjikal nga Spitali i Ferizajt, Dr. Imri Vishi, Dr. Driton Ferizi dhe Dr. Agon Bislimi dhe kirurgut nga Shkodra, Dr. Gëzim Galiqi.
Qyteti i Ferizajt është binjakëzuar me qytetin e Shkodrës dhe ky binjakëzim më së miri po funksionon në lëmin e shëndetësisë. Pritet që edhe në të ardhmen të ketë bashkëpunime të tjera në këtë drejtim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img