20,11,2024

Dërgo sms për ndërtimin e shtëpive për të pastrehët

Must Read

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, në krye me drejtorin dr. Burim Karameta, ka marr një aksion tjetër për ndërtimin e shtëpive për të pastrehët.

Ky aksion është ndërmarr përmes dërgimit të mesazheve (sms), me nga 1 euro për ndërtimin e shtëpive për familjet që nuk kanë kulm mbi kokë.

Drejtori i Shëndetësisë Burim Karameta, është shprehur se kjo forme, do të ndihmojë mjaft shumë në ndërtimin e shtëpive për familjet me nevojë.

“Një mesazh i juaj është një kontribut për t’i siguruar kulm mbi kokë një familje. Andaj bëjë thirrje nga ky moment dhe lus të gjithë qytetarët zemërbardhe që të kontribuojnë dhe të dërgojnë mesazhe në numrin 55006, ku ata do të kontribuojnë me nga 1 euro. Secili mesazh që dërgohet ajo hyn automatikisht në linjën buxhetore të komunës për ndërtimin e shtëpive të pastrehë”, ka thënë drejtori Karameta.

Ndërsa përfaqësuesi i IPKO-s Petrit Lekaj, ka falënderuar Komunën e Ferizajt dhe dr. Burim Karametën për këtë aksion të cilin kanë marr së bashku për ndërtimin e shtëpive për familjet me nevojë.

U bë e ditur se tashmë një ekip e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, ka marr edhe një aksion më të gjerë me takimin e bizneseve në mënyrë që të bëhet edhe organizimi i një gala mbrëmje, pikërisht për rastet me nevojë.

Qytetaret ferizajas dhe me gjerë, me sms mund të kontribuojnë përmes operatorit IPKO në numrin 55006 dhe operatorit VALA në numrin 55105 deri në muajin e ardhshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img