26,12,2024

Nitaj: Gjysma e Qeverisë i takon AAK’së e NISMA’s, PDK nxori jashtë lojës zyrtarët me nam të keq

Must Read

Anëtari i Kryesisë së AAK’së, Muharrem Nitaj ka thënë se formula e ndarjes së pushtet me PDK’në është gjysmë për gjysmë. Ka thënë se detajet tjera do të dihen pas zgjedhjeve.

“Formula është AAK dhe Nisma në njërën anë dhe PDK, në anën tjetër, janë në përmasa të barabarta në qeverisjen e ardhshme. Tani detajet nuk kanë rëndësi, por ky është parimi”, ka thënë Nitaj, për BotaSot.

Kandidati i AAK’së për deputet ka folur edhe për listën e PDK’së, ku ka thënë se janë larguar njerëzit e kësaj partie që kanë pasur “nam të keq”. Nuk ka sqaruar se çka do të thotë “nam i keq”.

“Unë e kuptoj reagimin e njerëzve. Unë i kuptoj edhe kur janë të acaruar, sepse disa njerëz në PDK, për fat të keq e kanë pasur një “nam të keq”!Por ka një përcaktim të PDK-së, që “t’i nxjerr jashtë lojës” njerëzit e “namit të keq”. Kjo një dhe e dyta, Ramush Haradinaj dhe AAK, nuk po bëhen aksesorë të PDK-së. Përkundrazi. Vizioni i Haradinajt-Kryeministër, është kursi i qeverisë së re”, ka shtuar ai.

Koalicioni i AAK’së me PDK’së ishte lidhur pas marrëveshjes së LDK’së me AKR’në., ku kishin parë rrezikun se e koalicioni i Mustafës dhe Pacollit mund të dilte i pari.

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj është nominuar për kryeministër ndërkaq Fatmir Limaj për Zëvendëskryeministër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img