30,04,2024

Mbi 20 milion euro vinë në Ferizaj nga Partneriteti Publiko Privat

Must Read

Ferizaj brenda pak muajsh pritet të përfitojë më shumë parkingje nëntokësore dhe siguri më të lartë nëpër shkolla, falë miratimit të disa projekteve që ishin dërguar si propozime në Ministrinë e Financave.

Në takimin e mbajtur sot në këtë Ministri të cilin e udhëhoqi ministri Avdullah Hoti ku ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të Komitetit të Partneritetit Publiko Privat (KPPP) u diskutuan dhe u aprovuan këto 3 projekte për Komunën e Ferizajt.

Anëtarët e Komitetit të PPP-së aprovuan Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat “Sigurimi i shkollave fillore dhe të mesme në Ferizaj”, për Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat “Parkingu nëntokësorë P2 në Ferizaj në afërsi të Spitalit të qytetit”, si dhe Projekt propozimin e Partneritetit Publiko Privat “ ndërtimi i parkingut P3” në Ferizaj, në afërsi të Stacionit të Policisë.

Gjatë takimit u bë e ditur se sipas studimit të Fizibilitetit qëllimi i Projektit për sigurimin e shkollave fillore dhe të mesme në Ferizaj, është që sigurimi në shkollat fillore dhe të mesme në Ferizaj në 13 lokacione të identifikuara nga Komuna e Ferizajt të rritet në mënyrë të dukshme dhe që standardi i sigurisë në këto institucione të jetë i lartë dhe cilësorë.

Në këtë takim u bë e ditur se qëllimi i Projekt propozimit për ndërtimin e parkingut nëntokësorë në Ferizaj në afërsi të Spitalit të qytetit, është që parkingu të ketë hapësirën e mjaftueshme në mënyrë që ai të jetë i shfrytëzueshëm për të gjithë qytetarët pasi që ndodhet në afërsi të qendrës së qytetit dhe ka qasje të mirë për automjete.

Në kuadër të këtij projekti, mbi parkingun nëntokësorë parashihen të ndërtohen hapësira të gjelbra të cilat do të shërbejnë si parqe dhe hapësira në shfrytëzim për qytetarët.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa pas aprovimit të këtyre propozimeve deklaroj se ndihet mjaft mirë që komuna e Ferizajt dita ditës po shndërrohet në një qendër të rëndësishme zhvillimore.

“ Projektet që aprovuam sot janë të një rëndësie të madhe ngase në radhë të parë ngrisin nivelin e sigurisë nëpër shkolla dhe sigurinë e përgjithshme në komunikacion. Shpresojmë që të fillojnë të realizohen shpejt në mënyrë që të përfitojmë edhe ambiente më të bukura ngase parashihet që rreth këtyre parkingjeve nëntokësore të ndërtohen parqe e ambiente të gjelbëruara.” deklaroi kryetari Svarqa.

Sipas të dhënave zyrtare projekti P2 pritet të kushtojë 8 deri 9 milionë euro , projekti P3 kap vlerën rreth 6 milionë euro, ndërsa projekti i rritjes së sigurisë nëpër shkolla arrin deri në 3 milionë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img